Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Burrelit ku një 53 vjeçar i cili punonte si roje në Ish parkun e Mallrave ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra në kokë. Personi i indentifikuar nga Policia është Ibrahim Migla, 53 vjeç. Sipas Policisë dhe hetimeve paraprake, viktima kishte plagë në kokë dhe ka mbërritur në spital në orën 18.30.
I.M., punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave” dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Edhe pse nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale, policia vazhdon hetimet.