Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në selinë e Presidencës ku mësohet se po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta.
Ky është takimi i parë i Ramës me kreun e shtetit që prej betimit të kabinetit “Rama 2” rreth 7 javë më parë. Në fokus të bisedës mësohet të jetë Vettingu dhe vijimi i Reformës në Drejtësi.
Por nga ana tjetër, vetëm pak minuta më parë kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet nëse kjo do të jetë në fokus të bisedimeve.