Qeveria e Kosovës ka ndaluar trenin e linjës Beograd-Mitrovicë që të futet ilegalisht në territorin e Kosovës.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në profilin e tij të Twitter.
“Qeveria e Kosovës e ka ndaluar trenin e paligjshëm që të hyjë në territorin tonë. Serbia është burim i konfliktit, dhe rrezikon paqen dhe stabilitetin”.
#Kosovo gov stopped illegal train to enter our territory. Serbia is a source of conflict, endangering peace & stability!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 14, 2017
“Serbia po provokon në mënyrë sistematike duke rrezikuar dialogun, perspektivën për në Bashkimin Evropian si dhe stabilitetin e rajonit.”- shkruan Hoxhaj në një tjetër status.
“Kosova mirëpret lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit, por nuk do të qëndrojmë ndërkohë që Serbia provokon Kosovën me taktikat e Millosheviçit”- përfundon ai. / opinion.al