Në rang vendi janë numëruar deri më tani 3842 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 48% të votave dhe merr 72 deputetë në rang kombëtar, 2 më pak se pak orë më parë dhe duket se ja ka marrë LSI një deputet në Tiranë dhe një PD në Shkodër.
Në vendin e dytë renditet PD me 29% ose me 44 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 15% të votave ose 19 mandate deputetësh. Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSDsë në Shkodër.