Policia e Londrës ka identifikuar autorin e sulmit terrorist të drekës së djeshme në Westminster si Khalid Masood.
Scotland Yard ka thënë se bëhet fjalë për një 52 vjeçar i lindur në Kent që besohet se është anëtar i Shtetit Islamik.
Vetëm dy orë pasi Theresa May tha se në Dhomën e Përfaqësuesve se autori i masakrës ku mbetën të vrarë tre persona dhe një polic, ishte një qytetar britanik, i hetuar më parë nga shërbimet e inteligjencës, ISIS mori përsipër sulmin.