Po zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë përpara bashkisë Kavajë. Nga sa mësohet personi që ka qëlluar është Saimir Kurti. Objektivi i sulmit ka qenë Eqrem Kazazi. Sipas të dhënave të para dy personat janë konfliktuar më parë fizikisht. Kurti më pas ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të Kazazit, ku nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.