Një 56-vjeçar nga Burreli është plagosur, mbrëmjen e sotme, me armë zjarri para shtëpisë së tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet B.M 56 vjeç, i cili është qëlluar me 2 plumba para pallatit ku banonte.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Ai është dërguar me urgjencë ne spitalin e Burrelit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.