Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes ku një person ka qëlluar dy djem të rinj.
Të plagosur kanë mbetur dy të rinj, 21 dhe 24 vjeç.
Raportohet se dy të rinjtë XH.Sh, dhe S.XH janë plagosur në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy të rinjtë janë banues në lagjien “Clirimi” në Lushnje.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa pritet që hetimet e mëtejshme të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e sulmit.