Një zjarr ka rënë mesditën e sotme tek dy kullat binjake të vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Mësohet se arsyeja e zjarrit është një shkëndije elektrike, ndërsa nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale.
Dyshohet se flakët kanë përfshirë zyrën e avokatit të njohur Maks Haxhia, por ka nisur ne një zyre magazinimi. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar brenda pak minutash./Opinion.al