Italia vazhdon të goditet nga tërmetet. Kësaj radhe, lëkundjet sizmike janë ndjerë në qytetin e Brescia me epiqendër në Vallio Terme, Val Sabbia, shkruan tvklan.al
Sipas mediave italiane, tërmeti ishte i lehtë me magnitudë 2.5 në një thellësi prej 4 kilometra. Nuk ka dëme materiale dhe persona të lënduar.
Kujtojmë që tre ditë më parë, një tërmet me magnitudë 3.6 u ndje në Verona dhe Brescia. Gjithashtu, të nesërmen ra një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 në Aquila, Rieti dhe Teramo. Nga lëkundjet sizmike fatmirësisht nuk pati të lënduar.