Një person ka mbetur i vdekur pas një atentati të hënën në darkë në rrugën “Pavarësia”, tek ish-kombinati i peshkut në Vlorë.
Burimet nga policia thanë se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet V.D., 29 vjeç, banues në Mavrovë, Vlorë.
Mësohet se janë ngritur disa pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.