Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në qytetin e Vlorës.
Të dhënat e para flasin se viktimë ka mbetur drejtori i OSSHE-së të qytetit të Vlorës, Roland Saliu kurse i plagosur ka mbetur pronari i një lokali, shtetasi Erven Hyseni si dhe kamerieri.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa raportohet se janë dëgjuar disa të shtëna me armë në Sheshin e Flamurit.
Saliu është emëruar në krye të kësaj detyre në nëntor të vitit 2015. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.
Vijon…