Akt i paramenduar, i shkaktuar nga një pajisje shpërthyese e improvizuar.
Kështu e cilësojnë shpërthimin e fundit në qytetin Ansbach të gjermanisë autoritetet gjermane, që thonë se nuk ishte një incident i shkaktuar nga rrjedhja e gazit në restorant.
Një zëdhënës i Ministrit të Brendshëm Bavarez tha se “kemi të bëjmë me një akt të paramenduar, më shumë se sa një aksident.”
Policia ka nisur të kontrollojë me helikopter zonën rreth restorantit ku ndodhi shpërthimi, nga i cili një person humbi jetën dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën.