Helmuth Lohan, ish-ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, është ndarë nga jeta pasditen e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat nëpërmjet një postimin në tëitter, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
“Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, shkruhet në postim.
Lohan u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare.
Ai ishte ambasador në Shqipëri në vitin 2010/ D.l