Është përshkallëzuar protesta te Ish=Parku i Autobusëve aty ku banorë të zonës protestojnë prej dy ditësh kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh në një truall i cili më parë ishte park publik lojrash, Sipas informacioneve më të fundit që disponon Opinion.al krahasa banorëve në këtë protestë mbrëmjen e sotshme kanë marrë pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Qytetare për Parkun të cilët një vit më parë bënë rezistencë ndaj bashkisë kundër ndërtimit në Parkun e Liqenit Artificial të një këndi lodrash. Sipas burimeve të Opinion.al midis personave të ndaluar këtë mbrëmje janë edhe aktivisti Arlind Qorri dhe Bislim Lakna të cilën aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit nr 2 në Tiranë.