Siç raporton gazeta spanjolle “El Pais”, Mourinho ka nënshkruar një para-kontratë me klubin e Manchester United. Mesa duket ka mbaruar koha për Van Gaal. Prej muajsh qarkullojnë zëra se Mou do të ishte pasardhësi i holandezit, dhe tashmë duket se është e konfirmuar. Kohëzgjatja e kontratës nuk është zbuluar akoma. Mou mendohet se është siguruar me një klauzolë, e cila i jep të drejtën për 6,5 milionë euro dëmshpërblim nëse ai nuk emërohet trajner i United deri në datën 1 maj.
Nëse nuk ka nënshkruar deri në datën 1 qershor atëherë do t’i kalohen 13 milionë euro.Nëse gjatë gjithë verës nuk emërohet trajneri i United atij do t’i përkasin plot 20 milionë euro pa bërë asgjë. Arsyeja e kësaj klauzole është hasja e mundshme e rezistencës nga anëtarë të tjerë të klubit. Vetë legjenda e klubit Bobby Charlton thuhet të jetë kundër Mou-t te United. Prandaj edhe zv.presidenti Ed Woodward thuhet të ketë rënë dakord për klauzolën e përfshirë.