Kryeparlamentari Ilir Meta sapo i është drejtuar Hotel Tiranës, aty ku do të takohet pas pak minutash me kryeministrin Edi Rama. Meta ka pasur në duar disa letra të cilat para gazetarëve ka shpjeguar se nuk është marrëveshja e re por marrëveshja e vjetër. Sipas deklaratës së Metës, tema e bisedës do të jetë vota e lirë, ajo që është kthyer në problem edhe për marrëveshjen e vjetër midis PS dhe LSI-së dhe çka duhet të jetë zgjidhja për të dakordësuar një marrëveshje të re.
Meta: “Kjo është marrëveshja e vjetër që ende është në fuqi që ka një problem të vogel por që duhet zgjidhur që është problemi i votës së lirë për një Shqipëri Europiuane”