Petrit Vasili u zgjodh me 3 Maj kryetar i LSI dhe dorëzoi sot këtë detyrë më 29 Qershor. Tashmë, që LSI është në opozitë duhet mobilizim në parti dhe për këtë arsye ai ka paraqitur dorëheqjen sot në mbledhjen e Kryesisë, thanë burimet për Opinion.al.
Të gjitha funksionet e drejtimit të partisë do ti mbajë n/kryetarja Monika Kryemadhi deri në zgjedhjet e kryetarit të ri të kësaj force politike.
Burimet për Opinion.al nga mbledhja, thanë se Vasili do të jetë kryetar i grupit parlamentar të LSI në sesionin e ri parlamentar që mblidhet në shtator.
Sakaq pritet që LSI të thërrasë konventën e partisë ditën e mërkurë për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike.
/Opinion.al