Rritet nga minuta në minutë numri i të vrarëve në atë që tashmë do të quhet si masakra e Teksasit, e ndodhur sot në mesditë në Kishën “First Baptist” ku një person i armatosur ka qëlluar besimtarët gjatë meshës. Deri më tani numri i të vrarëve raportohet të ketë shkuar 27 ndërkohë që ky nuk është ende një raport zyrtar,
Çfarë po ndodh në Teksas?!
Një burrë ka hapur zjarr kundër besimtarëve në një kishë baptiste në Sutherland, Teksas, duke shkaktuar shumë të plagosur dhe të vrarë ndërkohë që është ekzekutuar më pas nga Policia. Sutherland Springs gjendet 35 km nga San Antonio
Sipas dëshmitarëve në vendgjarje janë dëgjuar shumë të shtëna ndërkohë që mbahej mesha.