Një sulm vdekjeprurës me armë ka ndodhur në Missisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku kanë mbetur të vrarë 8 persona, midis të cilëve edhe një zv/sheff lokal i policisë, raporton BBC.
Sulmi ndodhi në tre vende të ndryshme me qytezën e Lincoln në jug të Mississipit. Një person i dyshuar, i njohur nga media si Cory Godbolt u arrestua menjëherë mëngjesin e së dielës dhe për momentin ndodhet në paraburgim.
Autoritetet policore thonë se është ende herët për të shqyrtuar ndonjë motiv të mundshëm të vrasjeve. Zv/ shefi i sherifëve që vdiq gjatë sulmit quhet Ëilliam Durr, 36 vjeç. Pranë tij u gjendën edhe tre gra të vdekura.
Ndërsa të shtënat e tjera u dëgjuan në Brookhaven, ku u gjendën trupat e dy meshkujve të rinj.
Skena e tretë e krimit ndodhi në jug të Linkolnit ku u gjetën të vdekur një burrë dhe një grua.