Një polic është goditur nga një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren. Si pasojë e përplasjes së fortë polici përveç lëndimeve të tjera, ka thyer dy këmbët ndërsa prej disa orësh është në operacion.
Besohet se polici po tentonte ta ndalonte automjetin që thuhet se po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Ai është përpjekur ta ndalojë automjetin por në pamundësi që vetura të ndalej, ai është goditur me gjithë shpejtësinë që lëvizte, raporton lajmi.net.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.
Toger Hazir Berisha konfirmon rastin duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes.
Pa dhënë shumë detaje, ai tha se polici është nga Prishtina dhe tani për tani është duke marrë trajtim shëndetësor.