Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të qartë nga Kuçova ku ka mohuar çdo ‘pazar’ me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Kryeopozitari Basha theksoi se PD mendon vetëm për interesat e qytetarëve dhe qëllimi kryesor është bashkimi i shqiptarëve, jo përçarja e tyre.
“Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja. Jo pazare, as me Edi Ramën, as me Ilir Metën se e pate si i vodhën. T’i bashkojme shqiptarët, jo t’i përçajmë”, është shprehur Basha gjatë takimeve me banorët e Kuçovës.