Policia ka identifikuar emrin e kufomës së gjetur mesditën e së dielës në Sharrë. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklaj, 17 vjeç
Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me vrasje për shkak të ndonjë konflikti me punëtore të tjerë në landfill ose me vrasje aksidentale nga ndonjë makineri për shkarkimin e plehrave. Nga hetimet paraprake, dyshohet se është punonjës në landfill pasi në duar ka doreza dhe të veshur ka një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren. Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme.