Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E fundit/ Kryeprokurori i Tiranës në sitën e Vettingut, KPK: Ka pasaktësi në deklarimin e pasurisë

2018/07/27 at 3:45 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E fundit/ Kryeprokurori i Tiranës në sitën e Vettingut, KPK: Ka pasaktësi në deklarimin e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hapur ditën e sotme seancë dëgjimore me Prokurorin e Komanduar të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, i cili do të kalojë në sitën e Vettingut.


Sipas ILDKPI-së që merret me vlerësimin e pasurive, Rreshka ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë

Rreshka ka deklaruar dy kate të një banese, të cilat është shprehur se i ka ndërtuar falë të ardhurave që ka nga puna aktuale si edhe nga të ardhurat nga emigracioni.

Po për këtë pasuri KPK vlerëson se ka mospërputhje në sipërfaqe dhe në vlerë.

Kryeprokurori i Tiranës në “sitën” e vetingut, si ka ndryshuar pasuria e Dritan Rreshkës në 15 vite

Pasuria e Dritan Rreshkës

Dritan Rreshka është drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore për rivlerësimin e prokurorit Rreshka do të drejtohet nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Rreshka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Dritan Rreshka zotëronte pasuri në vlerën e 1.1 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Duke iu referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 300 m2 truall në Tiranë të blerë për 800 mijë lekë si dhe kursime në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Rreshka është rritur me 15 herë duke kapur vlerën e 17.5 milionë lekëve. Pasuria e zotit Rreshka përbëhet nga likujditetet në bankë në vlerën e 10.9 milionë lekëve, pasuri të paluajtshme me vlerë 3.9 milionë lekë, kursime në cash në vlerën 2.4 milionë lekë si dhe automjet me vlerë 270 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të zotit Rreshka kapin vlerën e 35.4 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklaruara 2003-2017.  Pjesa kryesore e të ardhurave rrjedh nga rroga e tij dhe e bashkëshortes në masën 69 për qind, të ardhurat nga qeratë përbëjnë mbi 16 për qind, mësimdhënia rreth 3 për qind dhe dhuratat në cash në masën 1.8 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

BIRN identifikoi megjithatë disa “flamuj të kuq”, njëri prej të cilëve është dhurimi i 650 mijë lekëve nga i vëllai në vitin 2010. Një tjetër detaj është deklarimi i shitjes së një makine në vlerën 90 mijë lekë nga bashkëshortja në vitin 2017-makinë e cila nuk rezulton në deklaratat e mëparshme të pasurisë së zotit Rreshka.

Në këtë analizë u identifikuan gjithashtu kursime të konsiderueshme në cash, të cilat kapnin në fund të vitit 2017 vlerën akumulative të 2.4 milionë lekëve, pavarësisht se ligji për deklarimin e pasurive e kufizon kufirin e lejuar të parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në 1.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Etiketa: dritan rreshkaKPKpasuriavettingu


Ju sugjerojmë

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
Bota

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

20 Janar, 2026 11:27 am
Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
Bota

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

20 Janar, 2026 10:39 am
Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
Bota

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

20 Janar, 2026 9:57 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

20 Janar, 2026 9:36 am
Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
Bota

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

20 Janar, 2026 9:27 am
Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Kronikë

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

20 Janar, 2026 9:19 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:17 am
Para
Video/ Elvana po kërcente para kamerës, por pengohet nga shkallët e avionit

Video/ Elvana po kërcente para kamerës, por pengohet nga shkallët e avionit

Rita Ora fotografohet me një mashkull misterioz në jaht

Rita Ora fotografohet me një mashkull misterioz në jaht

Gabimet fatale që bëjnë femrat në seks

Dritat fikur apo ndezur? Ekspertët thonë kur bëhet seksi më i mirë
















TE FUNDIT

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
20 Janar, 2026

Takimet vendimtare, qëndrimet e ndryshme, uniteti i nevojshëm: pikë për pikë. Ja çfarë ndodhi me çështjen e Groenlandës. Situata: Evropa...

Lexo më shumë

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
20 Janar, 2026

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
20 Janar, 2026

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez,...

Lexo më shumë

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
20 Janar, 2026

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com