Po kryhen lëvizjet e fundit politike me qëllim zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm. Mësohet se në minutat e fundit ambasadori amerikan Donald Lu është në një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ku tema e bisedës është zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ku Presidenca në këtë rast ka rol si organ konstitucional. Çuditërisht takimi midis Presidentit Meta dhe ambasadorit Donald Lu po mbahet jo në Presidencë, por në një lokal në Tiranë, pas një aktiviteti ku ka qenë të dy të pranishëm.