TIRANE- Bashkëshorti ka vrarë gruan mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në Kombinat. Policia bën të ditur se viktima është I. Dervishi 28 vjeç. Gruaja e re në fillim mbeti e plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Policia thotë se autori i krimit është Admir Dervishi, 29 vjeç, punonjës i Gardës.
Ngjarja ka ndodhur në apartamentin e çiftit, në rrugën e “Qelqit”, tek pallatet Derveni, Kombinat. Autori i vrasjes është arrestuar. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje është konflikti në familje për xhelozi.