Plot 1 ton e 323 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua pranë Zvërnecit. Policia ra në gjurmët e drogës pasi diktoi dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec.
Gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive.
Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.