Visho Ajazi, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror ka dhënë dorëheqjen. Sipas burimeve të Opinion.al, mësohet se zyrtarisht Ajazi nuk do të mbajë më detyrën e drejtorit të SHISH.
Visho Ajazi është emëruar Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror që prej muajit gusht të vitit 2012. Prej 5 vitesh emri i tij ka qënë shumë i lakuar edhe nga politika. Nuk dihen ende arsyet pse Ajazi dha dorëheqjen papritur sot, por priten detaje të tjera në vazhdim. / Opinion.al