Eshtë vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca një i burgosur në burgun e Zaharisë në Krujë. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Jorgo Zani i cili i është gjetur i vdekur në ambientet e burgut. Ai është autori i vrasjes makabre të kushëririt të mitur në Palasë.
Krimi makabër ka ndodhur në Gusht në 2016. 12 vjeçari Andrea, po qendronte tek gjyshërit me pushime. Kushëri (nga mami) Jorgo Zani, një person me çrregullime mendore e masakroi të miturin, duke përçudnuar kufomën.
Sot ai i dha fund jetës duke u hedhur nga qelia. /Opinion.al