Një tjetër grabitje ku qendër vazhdojnë të jenë pikat e karburanteve ka ndodhur mbrëmje e djeshme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë, ky dy persona të armatosur kanë kërcënuar me armë rojen e karburantit.
Nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur të thyejnë xhamin e vendqendrimit të rojës dhe kanë marrë nga aty 350 mijë lekë të vjetra.
Personat janë larguar menjëherë nga vendngajrja pa u diktuar nga policia, ndërkohë që për rastin po hetohet. DL