Një gomone me 8 persona në bord, që kishin vizituar Karaburunin, ka pësuar defekt në det të hapur, rreth 3 milje në jug të Kepit të Gjuhëzës.
Gomonia ka pësuar defekt në motor, duke u bllokuar në mes te detit, por një anije e Forcës Detare ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi.
Mësohet se tetë personat që ndodheshin në gomone janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.