Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Lezhës. Siupas Policisë lokale, në orën 3.00 të mëngjesit, persona të panjohur kanë goditur më armë zjarri banesën e shefit të qarkullimit rrugor të Lezhës, shtetasin Gjovalin Toma . Nga të dhënat në vendngjarje mësohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka filluar hetimet si edhe po punohet për identifikimin e tyre