Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit, ku mësohet se është goditur deputeti demokrat Bedi Hoxha. Incidenti ka ndodhur gjatë takimit me simpatizantë të Partisë Demokratike në turin e dëgjesave për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që do të mbahen më datë 22 korrik. Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e incidentit dhe kush janë personat që e kanë goditur, ndërkohë që në këtë qytet ka qenë sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Po kështu mësohet se goditja ndaj deputetit Hoxha ka ndodhur 20 minuta para se të zhvillohej takimi në kohën që deputeti po drekonte.