Aktualitet

E fundit/ Gjykata i jep pafajsinë Artur Zotos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 19/09/18 |
b.f

Apeli jep pafajësinë për ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto.

Zoto ishte dënuar me 5 vite burg pasi akuzohej për korrupsion. Gjykata kishte vendosur  masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor, ndërsa sot Gjykata e Krimeve të rënda e shpalli të pafajshëm.

Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

URDHRI (NË SHKURT TË KËTIJ VITI)

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar per “korrupsion pasiv”, ne kuader te hetimit te nisur pak kohe me pare, ku u arrestua edhe ish-zevendesi i tij, Iljaz Labi. Urdheri i arrestit eshte zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

AKUZA

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

 

Pas