Një 50-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Tiranë. Policia tha se viktima me iniciale A.L ka qenë më parë i dënuar për vrasje. Në trupin e 50-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 20:00, në Bulevardin Zogu i Parë tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa më tej sqarohet: “Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.