Ndeshja e Arlind Ajetit me Bolonjan zgjati vetëm 11 minuta.
Mbrojtësi shqiptar u shtrëngua të linte fushën për shkak të një shqetësimi fizik.
Ajeti u largua mes dhimbjeve, por nuk ka asnjë informacion tjetër nga klubi. Priten kontrollet mjekësore për të qartësuar gjithçka për gjendjen e 22vjeçarit.
Një problem për Arlind Ajetin, i cili ishte kthyer në një titullar te Frozinone. Kjo ishte ndeshja e pestë për të në Serinë A.