Policia e Fierit bën të ditur se në dhomën e një hoteli në lagjen
“Apollonia”, është gjendur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas.
Njoftimi i policisë
Fier
Informacion paraprak
Në datën 18.06.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.