Një familje me 4 anëtarë në Librazhd është ngujuar mëngjesin e sotëm brenda në kioskën që shet gazeta në këtë qytet. Prindërit bashkë me 2 fëmijët e tyre janë mbyllur aty duke mos lejuar që policia t’ua prishë kioskën. Bashkia dhe policia nuk kane reaguar ende. Nuk dihet nëse do të veprohet sot për shembjen e kioskës pas aktit të ndërmarrë nga kjo familje. Siç shihet në foto ata mbajnë në dorë shishe benzine.