Policia e Tiranës ka sekuestruar në orët e fundit 30 kg kanabis, gjatë operacionit të quajtur “Qelqi”. Sipas informacioneve të ardhura nga Drejtoria e Qarkut në këtë aksion janë arrestuar 5 persona përkatësisht; Ilir Zyberi, Fabian Zxyberi, Gentjan Doçi, Odisjen Sakollari, D.A 17 vjeç. Sipas policisë personat janë kapur në flagrancë pasi shisnin kanabisë ne zonën e Yzberishtit dhe Kasharit. Ky operacion vjen i disati në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike ndërkohë që vetëm dje në Itali u kapën 5 ton kanabis që vinin nga Shqipëria.