Dy grupe kriminale të armatosura janë përplasur me armë pak minuta më parë në Shkodër.
Policia ka konfirmuar konfliktin me armë të dy grupeve rivale, por pa identifikuar autorët dhe shkakun e kësaj përplasje mes tyre.
Personat që kanë qëlluar me armë, mësohet se ishin duke udhëtuar me dy makina në momentin kur janë përballë në zonën pranë urës së Gjolulit.
Ngjarja ka ndodhur në Velipojë. Për momentin bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.