Presidenti i SHBA pritet të nënshkruaj gjatë ditës së sotme urdhrin e ri ekzekutiv mbi emigracionin e jashtëligjshëm, të paktën kështu ka thënë ndihmësja i tij Kellyanne Conway.
Shtëpia e Bardhë duket se ka rishikuar urdhrin e mëparshëm që ndalonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane. Urdhri i mëparshëm është bllokuar nga gjykata federale, transmeton opinion.al.
Urdhri i Trump shkaktoi konfuzion në aeroportet e vendet, pasi shumë persona kishin viza të vlefshme,megjithatë nuk janë lejuar të futen në SHBA. Urdhri ekzekutiv është shoqëruar gjithashtu me protesta në shumë shtete.
Ndonëse urdhri nuk është publikuar ende, Conway ka thënë për Fox News se me Iraku do të lihet jashtë shteteve që do i ndalohet hyrja në SHBA. Ndërsa qytetarët e Iranit, Libisë, Sirisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit, do të jenë sërish subjekt i ndalimit 90-ditor. /opinion.al