Neymar pritej të prezantohej sot në klubin e PSG-së, por La Liga nuk pranoi që klubi francez të paguante klauzolën e largimit prej 222 milionë eurosh. Avokatët e sulmuesit brazilian ishin në Federatën Spanjolle për të mbyllur kalimin e 25-vjeçarit në “Parc des Princes”, por nuk ia arritën me sukses. Së fundmi mediat spanjolle bëjnë me dije se kjo çështje do t’i drejtohet FIFA-s për t’u zgjidhur. Neymar është tejet i vendosur për t’u larguar nga “Camp Nou” dhe kjo tashmës është çështje orësh.