Grushti i shtetit në Turqi, me shumë gjasa ka dështuar, në orët e para të ditës së sotme.
Ushtria turke ka deklaruar të premten se ka marrë nën kontroll vendin, duke shkaktuar konfuzion dhe terror në të gjithë kombin.
Një deklaratë e ushtrisë turke e lexuar në televizon, tha se forcat e armatosura kanë marrë pushtetin, ku sipas tyre, sundimi autokratik dhe rritja e terrorizmit, i ka detyruar ata të vendosin me forcë një rend demokratik në Turqi.
Deklarata thotë se ligji ushtarak dhe një shtetrrethim do të vendoset në vend.
CNN Turk ka transmetuar pamjet e një deklarate të dhënë nga Presidenti turk Erdogan nëpërmjet skype të një telefoni celular.
“Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.
Ndërsa i është drejtuar popullit turk për të dalë në sheshe publike dhe aeroporte për të mbrojtur vendin.
“Nuk ka fuqi më të lartë se fuqia e njerëzve”
Nën drejtimin e Erdogan, të drejtat e njeriut janë kufizuar, policia turke i ka dhunuar në Stamboll homoseksualët gjatë një proteste për të drejtat e tyre, duke përdorur ujë me presion, shkopi gome dhe gaz lotsjellës.
Kryeministri turk, Binali Yildirim më parë ka njoftuar se një kryengritje ushtarakë është përpjekur për të realizuar një grusht shteti, për të marrë pushtetin. Ku sipas tij, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një akti i mbetur në tentativë. Përgjatë një transmetimi në televizionin NTV, ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë asnjë nismë që do të ndërpresë demokracinë.
Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme një veprim të rëndë jashtë zinxhirit komandues të ushtrisë”, tha Yildirim. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në krye. Kjo qeveri do të largohet vetëm atëherë kur populli të mos e dojë”.
Avionët ushtarakë F16 dhe helikopterë të shumtë kanë fluturuar në kuota shumë të ulëta mbi qytetin e Stambollit dhe Ankarasë.
Në fillim janë mbyllur dy urat mbi Bosfor, duke bërë të pamundur lidhjen mes dy kontinenteve, Europës dhe Azisë. Patrullat e forcave të ushtrisë nuk lejonin kalimin në to.
Dëshmitarët kanë raportuar për të shtëna me armë si dhe përdorim të artilerisë së rëndë, të paktën ndaj disa postave të policisë.
Qytetarë të ndryshëm kanë shpërndarë imazhe të tankeve nëpër zonat përreth qytetit të Stambollit dhe Ankarasë.
Tanket janë vendosur në hyrje të aeroportit Ataturk të Stambollit, më i madhi në vend, sipas raportimeve të mediave turke.
Një burim nga Presidenca e ka quajtur grushtin e shtetit, një sulm ndaj demokracisë turke.
“Ne i bëjmë thirrje botës që të qëndrojë në solidaritet me popullin turk”, ka thënë burimi.
“Ata që e kryen këtë sulm kundër demokracisë turke do të vendosen shpejt para drejtësisë.”
Mëngjesin e sotëm qindra protestues janë mbledhur në sheshin Taksim të Stambollit në mbështetje, pas thirrjes që erdogan i bëri popullit turk.
Qasja në Tëitter dhe Facebook duket se është ngadalësuar dhe bllokuar.
Turqia është anëtarësuar në NATO në vitin 1952 dhe çuditërisht ka pasur një varg sulmesh ushtarake në dekadat në vijim, i fundit u realizua në vitin 1980. Erdogan është vendosur në krye të Turqisë në vitin 2003, si kryeministër i vendit.
Është ende shumë herët të thuhet nëse ky grusht shteti i fundit do të jetë i suksesshëm, por deri më tani ky sulm ndryshon nga grushtet e fundit në Turqi, edhe pse nuk është ende e qartë se pas tij, fshihen autoritete të larta të ushtrisë