(Foto ilustruese)
Burrë e grua janë gjetur të pajetë në një fshat të Pogradecit, brenda një kasolleje.
Sipas policisë, dyshohet se ata janë konfliktuar gjatë natës dhe më pas janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.
Referuar të njëjtit burim, konflikti është përshkallëzur edhe më tej, duke vijuar jashtë banesës, konkretisht në një kasolle.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja F.T të ketë goditur në kokë me mjete të forta bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.
Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.
Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.
Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.