Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë, raporton Gazeta Express.
Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.
“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Sipas zëdhënëses së policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.
“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.