Një atentat me armë zjarri është verifikuar pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të gjykatës së rrethit, me autorin e atentatit që ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje.
Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se personi i prekur nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur rëndë.