Një ngjarje e rëndë e pak minutave më parë ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas burimeve nga terreni janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Thuhet se ndaj një personi është kryer një atentat, por këto informacioneve mbeten ende për tu konfirmuar, Ndërkohë që mësohet se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje. Thuhet se kanë qenë tre persona të cilët janë futur në një lokal dhe kanë plagosur një person i cili ka marrë një plumb në afërsi të veshit. Por edhe ky person është larguar menjëherë nga vendngjarja.