Është arrestuar në mbrëmje me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlore, Haki Hasabegaj, i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndeve narkotike në zonën e Vlorës. Lajmin e ka konfirmuar në Opinion edhe vetë Kryeprokurori i Përgjitshhëm. I pyetur mbi këtë arrestim, Kryeprokurori Llalla u shpreh se ndalimi është kryer pas hetimeve të zhvilluara ku dyshohet se z. Hasabegaj ka lidhje me trafikun e narkotikëve.