Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në Shkodër, arrestohet i droguari. Vrau dy vetë, plagosi 4

2016/10/04 at 1:46 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Shkodër, 2 të vrarë e 4 të plagosur. Autori e viktimat luanin poker

Arrestohet autori i masakrës së Shkodrës. Miklovan Parubi u kap afër banesës së tij, njoftoi policia e Shkodrës. Ai vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë mbrëmjen e së hënës në një lokal në fshatin Dajç, pas një sherri banal, ku kishte humbur në lojën e bixhozit.

“Nga puna e pandërprerë e drejtorisë vendore të policisë së Shkodrës u bë e mundur të kapet autori i dyshuar i ngjarjes së Dajçit. Miklovan Parubi u gjet në afërsi të banesës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një lokal në kryqëzimin e fshatit Dajç rreth orës 22:40. Miklovan Parubi, që njihet në zonë si person me probleme mendore dhe përdorues droge është përfshirë në një sherr me bashkëfshatarin e tij, Ndok Marku.

Dyshohet se ata kanë qenë të alkoolizuar dhe kanë debatuar për një lojë bixhozi. Në gjaknxehtësi e sipër, autori është ngritur nga tavolina për tu kthyer pas disa minutash me automatik në krahë. Pronari i lokalit, Arjet Saiti është përpjekur ta ndalojë por mbeti viktimë në këtë ngjarje. Autori ka qëlluar parreshtur drejt tavolinave dhe për pasojë gjeti vdekjen edhe Gacalin Kopshti 30 vjeç. Të plagosur, mbetën, shenjestra Ndok Marku si dhe Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla.

Nga deshmitë e para në polici të familjarëve thuhet se Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte në tavolinë me autorin dhe personat e tjerë.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar më herët edhe Marçel Shipijati 30-vjeç. Sipas policisë, ky person ka ndihmuar autorin të sigurojë armën e krimit dhe e ka ndihmuar atë të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /Opinion.al

*Në foto Miklovan Parubi

Etiketa: dajclokalmiklovan parubishkodervrasje

Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Foto/ Vajza e Eli Farës nuk ndalet, provokon duke nxjerrë gjoksin

Foto/ Vajza e Eli Farës nuk ndalet, provokon duke nxjerrë gjoksin

Video/ Risia, tashmë mund të blini online përmes Facebook

Video/ Risia, tashmë mund të blini online përmes Facebook

Video/Vdekja e 17-vjeçarit, çfarë fshehin të arrestuarit me dëshmitë kontradiktore 

A po manipulohen provat për vdekjen e 17 vjeçarit në Sharrë?

TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com