PRISHTINE- Albin Kurti raportohet të jetë arrestuar nga policia. Sipas mediave në Kosovë, ai është përplasur me policinë pasi opozita hodhi gaz lotsjellës në parlament dhe kur mbështetësit e saj protestuan përpara ndërtesës së parlamentit.
Aktualisht deputetë dhe simpatizantë të opozitës po marshojnë përgjatë rrugës kryesore para selive qendrore. Sakaq ata po i drejtohen selisë së VV-së.